Terre des hommes Merr Pjesë në 3-Vjetorin e Fondit Social Shqiptar

Terre des hommes, merr pjesë në 3-vjetorin e Fondit Social Shqiptar

Terre des hommes Shqipëri, në cilësinë e një prej organizatave të shoqërisë civile që mbështesin reformën dhe modelimin e shërbimeve shoqërore në partneritet me Bashkitë dhe institucionet qëndrore, ishte pjesë e aktivitetit të organizuar nga Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale për 3 vjetorin e krijimit të Fondit Social, një instrument i qeverisë shqiptare për të ngritur dhe garantuar qëndrueshmërinë e shërbimeve sociale në territor. Drejtuesja e Misionit te Terre des hommes në Shqipëri, Enkelejda Kallçiu ndau me të pranishmit një shembull suksesi në punën e përditshme të Tdh në bashkëpunim me Bashkitë, Qendrat Komunitare Multifunksionale.

"Prej vitit 2016 e deri më tani, ne si Tdh, kemi investuar  që të ketë udhëzues, burime teknike, standarte kombëtare si dhe programe për ngitjen e kapaciteteve për ngritjen dhe menaxhimin e këtyre qendrave si dhe burime shtesë për mirëfunksionimin e tyre. Rasti konkret të cilin unë do doja të ndaja ka të bëjë me Bashkinë Elbasan, të cilin e sjell si një shembull pozitiv dhe të frytshëm për shkak të gatishmërisë që Bashkia ka treguar për të zgjeruar shërbimet sociale në territorin e saj".