Takim Rajonal mbi Identifikimin dhe Referimin e Rasteve të Trafikimit të Qenieve Njerëzore

Takim rajonal mbi identifikimin dhe referimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore

Njëzet përfaqësues nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar të Antitrafikut të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës, së bashku me përfaqësues të policisë anti-trafik, punonjës socialë dhe OJF-ve në të katër vendet, ishin pjesë e një takimi rajonal të zhvilluar në Tiranë mbi shkëmbimin e eksperiencave në këtë fushë si dhe organizimin e ekipeve të lëvizshme të terrenit për identifikimin dhe referimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjatë 4 sesioneve, pjesëmarrësit prezantuan modelet e ekipeve të lëvizshme të secilit vend të rajonit si dhe diskutuan mbi hartimin e një udhërrëfyesi për ngritjen e modelit në Kosovë e Mal të Zi si dhe u ndalën tek hapat e mëtejshme që duhet të ndërmerren për të siguruar qëndrueshmërinë e modelit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.