Vijojnë takimet nga të rinjtë me të rinjtë mbi metodologjinë “Ti Krijon” me nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Shefqet Tanci”, Bashkia Bulqizë.
Përmes aktivitetit "Rrethi i Besimit" të rinjtë eksploruan komunitetin dhe imagjinuan se si mjedisi i tyre mund të transformohej duke përdorur artin për të mbështetur mirëqenien e të rinjve.
“Dëshira ime është që të mësoj aftësi dhe njohuri të reja .... në këto takimet kam gjetur veten” u shpreh Florisa 14 vjeç.
Ne mbështesim zërat e të rinjve për të vizualizuar një të ardhme më të ndritur dhe më të shëndetshme për veten dhe komunitetet e tyre.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Terre des hommes, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.