Oficere e Programit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe personi i kontaktit per politikat e mbrojtjes se femijeve per Tdh, znj.Valmira Greca tha gjatë intervistës në Euronews:
"Ky është një moment shumë i rëndësishëm i bashkërendimit të punës sonë, mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Terre des hommes. Është një moment i konsolidimit të veprimtarive të mëparshme që ne kemi zhvilluar politikat e mbrojtjes së fëmijëve në aktivitetet sportive. Ne validojmë dhe marrim përsipër angazhimin tonë për të vazhduar ndërhyrjen në këtë drejtim dhe të zhvillojmë aktivitete, të cilat prekin secilën qelizë të veprimtarisë sportive qoftë në nivel kombëtar, qoftë në nivel rajonal dhe lokal. Qëllimi është të ofrojmë mbështetje për ngritjen e mekanizmave funksional për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve në futboll. Ne marrim përsipër përmes ekspertizës së Terre des hommes, e cila prej 30 vitesh dhe po punon fuqishëm për të ngritur një sistem të integruar të mbrojtjes në Shqipëri , që të asistojmë përmes eksperiencës sone teknike, për ta transferuar tek profesionistët që punojnë në futboll."
Oficer i Sigurisë në Federatën Shqiptare të Futbollit, njëherësh Personi i Kontaktit për politikat e mbrojtjes së fëmijëve për FSHF, z. Armando Mandro u shpreh:
“Mbrojtja e fëmijëve është një nga të drejtat universale në të gjithë botën, dhe në Shqipëri. Ne synojmë që kjo nisëm të shtrihet në të gjith Shqipërinë, në të gjitha qytetet ku luhet futboll, ku janë akademitë sportive të fëmijëve, klubet kryesore. Fillimisht do të vendosim pikat e kontaktit në klubet e mëdha të ligës superiore dhe në klubet e kategorive të tjera si dhe në . Ata do të trajnohen sipas sistemit ‘trajnerë të trajnerëve’ dhe më pas këta do të trajnojnë stafet menaxheriale nëpër klube.”
Lexo më shumë mbi marrëveshjen mes Tdh dhe Federatës Shqiptare të Futbollit