Tryezë e rrumbullakët me aktorët e mbrojtjes së fëmijëve për viktimat e trafikimit.

Tryezë e rrumbullakët me aktorët e mbrojtjes së fëmijëve për viktimat e trafikimit.

Rreth 40 Punonjës të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe koordinatorë për viktimat nga Prokuroria e Përgjithshme morën pjesë në takime reflektuese në Tiranë dhe Shkodër, të bashkë-organizuara nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Terre des hommes. 
Objektivi kryesor i takimeve është forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar për shkëmbimin e informacionit nëpërmjet vlerësimit të mjedisit familjar dhe social të fëmijës, me qëllim identifikimin më efektiv të të miturve shqiptarë të pashoqëruar që janë viktima të trafikimit apo në rrezik trafikimi në Francë dhe jashtë saj.

Pjesëmarresit diskutuan mbi sfidat që hasin në punën me të miturit dhe familjet e tyre kur behet fjalë për fëmijët e pashoqëruar shqiptar jashtë vendit. Gjatë takimit u nda një pasqyrë e përgjithshme e sistemit për mbrojtjen e fëmijëve të pashoqëruar në Francë, problematikat e lidhura më minorenët shqiptar dhe bashkëpunimi i dy vendeve për mbrojtjen e fëmijëve.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të mbështetjes së ofruar nga Përfaqësia e Përhershme e Francës pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë (PP UN Vienna), nëpërmjet projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga trafikimi i të miturve shqiptarë të pashoqëruar në Francë”.