Vazhdojnë aktivitetet psikosociale “Lëvizje, Lojra dhe Sporte”, në Bulqizë

Vazhdojnë aktivitetet psikosociale “Lëvizje, Lojra dhe Sporte”, në Bulqizë

Me pjesëmarrjen e 22 fëmijëve nga Shkolla 9-vjeçare "Ibrahim Daçi", Qendra Komunitare Multifunksionale në Bashkisë Bulqizë organizoi një tjetër aktivitet plot energji, argëtim dhe zhvillim për fëmijët.

Këto aktivitete janë të fokusuara në përmirësimin e mirëqenies emocionale dhe sociale të fëmijëve përmes lojrave psikosociale që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të rëndësishme si menaxhimi i emocioneve, kreativiteti dhe të nxënit. Fëmijët jo vetëm që argëtohen, por edhe krijojnë marrëdhënie pozitive me bashkëmoshatarët e tyre.

Njëri prej pjesëmarrësve, Seldi, 12 vjeç, ndau emocionet e tij: "Ndihem shumë i lumtur kur jam pjesë e lojrave psikosociale dhe mësoj aftësi të ndryshme në të njëjtën kohë."

Ky aktivitet është pjesë e programit "Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria", zbatuar nga Terre des hommes dhe udhëhequr nga UNICEF Albania, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë.