Terre des hommes Vijon Përpjekjet për Drejtësinë Miqësore për Fëmijët në Shkodër

Terre des hommes Vijon Përpjekjet për Drejtësinë Miqësore për Fëmijët në Shkodër

Në përpjekje për të përmirësuar trajtimin nga drejtësia të të miturve, viktima të abuzimit, Terre des hommes, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, ka zhvilluar me sukses një tjetër sesion trajnimi për profesionistët e drejtësisë në Shkodër. Kjo nismë është pjesë e projektit "Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia", financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe ADC në Shqipëri.

Në trajnim morën pjesë 11 prokurorë, oficerë të Policisë Gjyqësore dhe koordinatorë të subjekteve me status të veçantë nga Prokuroria e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.Qëllimi kryesor ishte pajisja e profesionistëve të ligjit me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të trajtuar çështje sensitive që përfshijnë fëmijët në një mënyrë që të ketë prioritet mirëqenien e tyre dhe të respektojë të drejtat e tyre.

Njëri prej tyre e vlerësoi trajnimin si më poshtë: “Temat e trajtuara gjatë këtyre dy ditëve kanë rritur ndërgjegjësimin për ndikimin që çdo veprim, fjalë apo shprehje e fytyrës së oficerit apo prokurorit ka në psikologjinë e të miturit gjatë intervistës”.

Duke zbatuar këto sesione trajnimi, Terre des hommes synon të nxisë një sistem drejtësie më miqësor ndaj fëmijëve në Shqipëri.