Në Qendrën Komunitare Multifunksionale në Lezhë, 43 të rinj nga komuniteti Afgan i strehuar në Shqipëri bashkë me grupet rinore të TiKrijon të Kukësit dhe Shkodrës, në kuadër të një shkëmbimi eksperiencash mes të rinjve mbi barazinë gjinore dhe angazhimin në komunitet.
Qëllimi ynë kryesor ishte lehtësimi i ndërveprimit dhe bashkëpunimi mes të rinjve Shqiptarë dhe atyre Afganë për të shkëmbyer me njëri-tjetrin eksperienca transformuese. Duke përdorur metodologjinë TiKrijon, liderët e rinj nga Bicaj i Kukësit dhe ata nga shkolla « Jordan Misja » në Shkodër kanë ndërmarrë një seri nismash me impakt pozitiv për komunitetin, duke zbuluar përgjatë këtij rrugëtimi aftësitë e tyre për të identifikuar sfida dhe për të gjetur rrugëzgjidhje inovative.
Faleminderit Byrosë së Popullsisë, Refugjatëve dhe Migrimit (PRM) të Departamentit të Shtetit të SHBA-së të cilët janë mbështetësit financiar të projektit “Aksesi i Refugjatëve, veçanërisht i fëmijëve dhe grave, në shërbimet cilësore të parandalimit dhe reagimit kundër abuzimit, dhunës dhe neglizhencës” i zbatuar nga ne, Terre des hommes në bashkëpunim me Nisma dhe në partneritet me UNICEF Shqipëri.