Së bashku për fëmijët, Terre des hommes Shqipëri në partneritet me FSHF kanë nisur replikimin e trajnimeve për sigurinë e fëmijëve në futboll me të gjithë klubet sportive në 8 rajonet në mbarë vendin.
Në trajnimin e zhvilluar në ndalesën e rradhës, në Tiranë, në mjediset e Shtëpisë së Futbollit morën pjesë përfaqësues të departamenteve të ndryshme në FSHF që punojnë me futbollin e fëmijëve si dhe përfaqësues nga klubet e kampionatit « Abissnet Superior » bashkë me akademitë e futbollit në Tiranë.
Duke kombinuar ekspertizën e Terre des hommes, zyra rajonale, përmes trajnerëve të Tdh Shqipëri, znj.Valmira Greca dhe z.Elvis Mançellari, dhe njohuritë e UEFA-s për kontekstin specifik rreth angazhimit të fëmijëve dhe të rinjve në futboll, pjesëmarrësit u njohën me veprimet parandaluese dhe reaguese për të trajtuar dëmtimin ose abuzimin e fëmijëve, të parashikuar dhe në Udhëzuesin për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Fëmijëve.