Një nga iniciativat e grupit rinor të Lezhës të angazhuar në projektin “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri u fokusua tek mënyra e përdorimit të teknologjisë.
Përmes pikturave, eseve dhe krijimit të poezive, të prezantura në mjediset e qendrës rinore të qytetit, të rinjtë synuan që të nxisnin bashkëmoshatarët e tyre që të kalojnë më shumë kohë me aktivitete sportive, në bibliotekë ose duke qëndruar në shoqërinë e njëri tjetrit dhe jo vetëm në rrjetet sociale.
Aleksia, 17 vjeçare shprehet entuziaste pas prezantimit :
« Puna në grup ishte ajo çka i dha jetë mendimeve tona. Mos harroni veprimet tona në botën virtuale kanë pasoja edhe në jetën reale. Le të bashkohemi për një impakt pozitiv të teknologjisë në shërbim të njerëzimit.»
Së bashku me Aleksian dhe shumë të rinj të tjerë, i janë bashkuar kësaj thirrje për një ndryshim pozitiv.