Partnerët Lokalë të Tdh në Rajonin e Evropës Pjesë e një Trajnimi për Mbledhjen e Fondeve Institucionale

Partnerët Lokalë të Tdh në Rajonin e Evropës Pjesë e një Trajnimi për Mbledhjen e Fondeve Institucionale

Partnerët lokalë të Terre des hommes në të gjithë Rajonin e Evropës dhe stafi i Tdh-së, i angazhuar në bashkëpunimin me organizatat partnere lokale, morën pjesë në një Trajnim njëjavor mbi Mbledhjen e  Fondeve Institucionalë. Ky trajnim shërbeu si një mundësi e vlefshme për pjesëmarrësit që të kuptojnë më mirë komponentët dhe lidhjet ekzistuese ndërmjet menaxhimit të programit, marrjes së granteve dhe mekanizmave për mbledhjen e fondeve institucionale.

Ishte një javë e frytshme, e mbushur me njohuri të vlefshme, që nxiti palet pjesëmarrëse drejt një angazhimi më të madh për të pasur një ndikim të vërtetë në komunitet! Trajnuesit ndanë njohuritë e tyre, duke ofruar instrumente dhe strategji të nevojshme për të pasur rezultate sa më efektive në mbledhjen e fondeve institucionale.


Sesionet interaktive lehtësuan ndërveprimin dinamik, duke i inkurajuar pjesëmarrësit të ndajnë përvojat e tyre dhe të konsolidojnë komunikimin në ndjekje të qëllimeve tona të përbashkëta për mbledhjen e fondeve.Të pajisur me njohuritë e nevojshme dhe të frymëzuar nga ndërveprimi mes tyre, pjesëmarrësit u inkurajuan të zbatonin aftësitë e përftuara në mënyrë që të ushtronin një impakt pozitiv në organizatë dhe në komunitetet e tyre.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit « 𝐅𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐚𝐩𝐚𝐜𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐋𝐨𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐎𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐣𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞̈𝐬 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐓𝐝𝐡 » i financuar nga Fondacioni Somaha, dhe zbatuar në katër vende: Shqipëri, Hungari, Bangladesh dhe Nepal me fokus, rritjen e eficencës së bashkëpunimeve në terren me aktorët lokalë.v