Të Rinjtë e Gjimnazit “At Gjon Karma” Përcjellin, Përmes Artit, Mesazhe Kundër Trafikimit!

Të Rinjtë e Gjimnazit “At Gjon Karma” Përcjellin, Përmes Artit, Mesazhe Kundër Trafikimit!

“Trafikimi i qenieve njerëzore në sytë e të rinjve” ishte tema e ekspozitës që çeli dyert në mjediset e shkollës së mesme “At Gjon Karma” në njësinë administrative, Gur i Zi, në Bashkinë  Shkodër. 

Të rinjtë e angazhuar në kuadër të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” i mbështetur nga fondet e Austrian Development Agency, dhe ADC në Shqipëri, synuan që përmes kësaj nisme të inkurajojnë bashkëmoshatarët që t’i bashkohen fushatës ndërgjegjësuese pasi trafikimi i qenieve njerëzore kërkon vëmëndje dhe duhet trajtuar si një çështje që kërkon veprim të menjëhershëm. 

“Prej më shumë se një javë punuam të gjithë së bashku për të realizuar këtë ekspozitë. Arti, për ne, shërbeu si mundësi e mirë për të përcjellë shqetësimin tonë ndaj këtij fenomeni tek bashkëmoshatarët tanë dhe tek komuniteti ku jetojmë” – pohon Erisa, një nga të rinjtë e talentuar pjesëmarrës në këtë ekspozitë. 

Interesimi për krijimet e të rinjve ishte i lartë, teksa ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë kësaj jave. 

Le t’i bashkohemi kësaj nisme rinore si një mundësi fatnastike për të dëgjuar zërin e gjeneratës së re që lobon për një komunitet më të angazhuar në çështje sensitive sikurse trafikimi njerëzor.