Forcimi i Kapaciteteve dhe Angazhimeve të Organizatave Vendore Përmes Ndërhyrjeve të Tdh

Lokalizimi në konteksti humanitar ka për qëllim të mbështes aktoret vendas (rajonal dhe kombëtar) dhe njerëzit në komunitetet e prekura për të pasur një rol udhëheqës të fortë. Komunitetet e prekura përgjithësisht janë shumë të rezistentë dhe kanë zhvilluar burime, por ata nuk kanë gjithmonë kushte të mjaftueshme për të ndërtuar sisteme të forta dhe kapacitete të qëndrueshme. Tdh-ja ka ndërmarrë një seri inisiativash për të forcuar kapacitetet e organizatave vendore, si dhe për të ndihmuar në rritjen e aftësive të aktorëve vendas.

Tdh planifikon të adresojë lokalizimin në dy aspekte komplementare me njëra-tjetrën: 
• Partneriteti i Cilësisë: Tdh synon të jetë një mbështetës i madh i inisiativave humanitare dhe zhvillimore të udhëhequra në vend. Fokusi është përmirësimi i kapaciteteve për të angazhuar një partneritet cilësor për shërbime në kontekstin humanitar dhe zhvillimor, për mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve në migrim, për qasje në drejtësi për fëmijët dhe të rinjtë në kontakt me ligjin. Partneriteti duhet të projektohet dhe udhëhiqet strategjikisht për të qenë i relevant, i përputhshëm dhe qëllimor. 
• Ndërtimi i kapaciteteve dhe kompetencave të organizatave vendore për sisteme më të forta, përfshirë organizatat e shoqërisë civile, duke i mbështetur ata për të rritur "cilësinë, shtrirjen dhe qëndrueshmërinë dhe në fund për të kontribuar në pavarësinë operacionale dhe financiare të këtyre organizatave" (siç është shprehur në fokusin e orientimit të ndikimit të themelimit të Somaha).