Terre des hommes Shqipëri, në kuadër të projektit “Parandalim dhe ri-integrim i sigurtë: Qasje holistike dhe e qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, i cili po zbatohet në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe me mbështetjen financiare të Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF) ishte pjesë e një workshop tre-ditor në Irak. Përfaqësuesit e Terre des hommes dhe Linjës së Këshillimit për Gratë dhe Vajzat përcollën eksperiencën e Shqipërisë, si pjesë e vendeve të Ballkanit në lidhje me modelin e rehabilitimit dhe te ri-integrimit të fëmijëve dhe grave të (ri)kthyer nga zonat e konfliktit.
Valmira Greca, Oficere për Menaxhimin e Rasteve pranë Tdh, ndau me të pranishmit, qasjen e menaxhimit të rasteve dhe praktikën e ndjekur në Shqipëri për rehabilitimin dhe ri-integrimin në komunitet të rasteve të (ri)kthyera nga zonat e konfliktit. Ajo theksoi përgjegjësitë dhe agjencitë kryesore në nivel kombëtar dhe lokal të përfshirë në këtë proces, si një përpjekje e përbashkët ndërsektoriale për të garantuar cilësi dhe akses në shërbime.
Programi për Zhvillimin i UNDP, në bashkëpunim me qeverinë e Irakut dhe Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF) bëri bashkë përgjatë këtyre tri ditëve një panel me ekspertë dhe aktorë që zbatojnë në terren procesin e ri-integrimit, që nga organet legjislative deri tek ato ekzekutive, shoqëria civile, agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues nga akademia.