Panajoti sapo është kthyer nga Franca dhe për të parësore është gjetja sa më parë e një pune:
“Më duhet të mbaj familjen ndaj puna është emergjente për mua. Por kur nuk ke as arsimin e duhur, unë dhe gjithë komuniteti ku jetojmë e kemi dy herë më të vështirë sepse nuk dimë ku të drejtohemi”
Për Panajotin dhe të tjerë prindër në Drizë (Bashkia Fier), stafi i Qendrës Komunitare Multifunksionale realizoi një takim të posaçëm në mjediset e Shërbimit Lëvizës të kësaj njësie administrative për lehtësuar procesin e punëkërkimit.
“Këto takime janë shumë të dobishme sepse mësojmë të dimë se ku të drejtohemi dhe si.”
Por më shumë se kaq, në këtë takim prindërit u njohën edhe me mundësitë që ofron projekti i Ri-integrimi i Qëndrueshëm Socio-Ekonomik i Migrantëve të Kthyer në Shqipëri" të financuar nga #GIZ, i cili zbatohet nga Terre des Hommes, në bashkëpunim me Bashkinë Fier dhe në partneritet me Qendra Sociale Murialdo.
“Ky takim na dha mundësinë që të njihemi me modelet të qendrueshme që ia kanë dalë nga komuniteti ynë të punojnë në mënyrë të rregullt prej muajsh” – thotë Mario, një prindërit e pranishëm në këtë takim. Ai vlerëson fakton se edhe pse jetojnë në në të njëjtën zonë, është e rëndësishme që ky takim të shërbejë si njohje më e mirë edhe për njëri-tjetrin.
Niku, një nga rastet e mbështetura me Internship nga programet e zbatuar në Q.K.M të Bashkisë Fier tregon:
“Falë Mbështetjes së programit të Qendrave Komunitare me Intership, prej një viti unë jam i punësuar në një kompani dhe kam përfituar çdo 3 muaj një rritje rroge. Kjo më ka ndihmuar që të sjell të ardhura për familjen time.”
Si Niku, në total gjatë gjithë vitit 2022, Terre des hommes Shqipëri ka mbështetur 125 persona dhe familjet e tyre përmes fuqizimit ekonomik për një jetesë të qëndrueshme.