Gjashtëdhjetë e Pesë të Rinj Trajnohen për “Dialogun Ndërkulturor dhe Mendimi Kritik”

Gjashtëdhjetë e Pesë të Rinj Trajnohen për “Dialogun Ndërkulturor dhe Mendimi Kritik”

Përshtatja në një shoqëri në ndryshim ka qenë në fokus të trajnimit dyditor me 65 të rinj nga Tirana, Elbasan, Kukës dhe Durrës me temë „Dialogu Ndërkulturor dhe Mendimi Kritik“. Nëpërmjet lojërave psiko-sociale, të rinjtë u aftësuan që të jenë pranues, të zbusin paragjykimet që gjenerohen nga diversiteti, si edhe të zgjidhin problemet duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin. Ky aktivitet u organizua nga Terre des hommes Albania, në kuadër të projektit “Parandalim dhe riintegrim i sigurtë: Qasje holistike dhe e qendrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, i cili po zbatohet në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me financim të Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).