Ndërtojmë Reziliencën, Njihuni me Impaktin e Kampit Veror « Bletëzat » në Shupenzë

Ndërtojmë Reziliencën, Njihuni me Impaktin e Kampit Veror « Bletëzat » në Shupenzë

Njëzet fëmijë të talentuar dhe energjik të njësisë administrative Shupenzë (Bashkia Bulqizë) u angazhuan në kampin veror “Bletëzat” të organizuar përgjatë kësaj jave nga stafi i Terre des hommes në Qendrën Komunitare Multifunksionale Bulqizë. Përmes metodologjisë “Lëvizje, Lojra, dhe Sport” të zbatuar nga Terre des hommes, fëmijët u bënë pjesë e një seri aktivitetesj për zhvillimin e aftёsive psiko- sociale tё fёmijёve, mirёqenien e tyre dhe rritjen e aftёsive tё reziliencёs.


Për mua ishte hera e parë që merrja pjesë në këtë kamp veror, dhe ndihem shumë e lumtur. Çdo ditë ka qenë e mbushur me aktivitete sfiduese dhe argëtuese.” – pohon Klara, 12 vjeçarja që mori pjesë në kampin veror. Falenderimi shkon për të ata që e bën të mundur këtë kamp, si dhe për fëmijët që sollën energji dhe buzëqeshje çdo ditë! 


Kjo nisëm u ndërmorr në bashkëpunim me Bashkia Bulqizë Faqja Zyrtare, në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Terre des hommes Albania, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.