Të rinjtë tanë në Lezhë, të angazhuar në projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” i zbatuar nga Terre des hommes - Albania me mbështetjen financiare të Austrian Development Agency dhe ADC në Shqipëri, u bënë pjesë e një seri aktivitetesh ndërgjegjësuese në Ditën Botërore Kundër Duhanit.
Përmes sesioneve interaktive, të rinjtë u bënë bashkë për të mësuar më shumë mbi rreziqet e duhanpirjes si dhe për të promovuar një stil jetese më të shëndetshëm.
Aktivitetet e organizuara në Ditën Botërore kundër Duhanit në Lezhë shërbyen si një demonstrim i fuqishëm se çfarë mund të arrihet kur një komunitet bashkohet për një kauzë të përbashkët. Duke rritur ndërgjegjësimin, edukimin e publikut dhe promovimin e zgjedhjeve të shëndetshme, të rinjtë mund të ndërmarrin një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje pa dëmet e duhanit.
Falë informacionit të marrë, të rinjtë u angazhuan bashkarisht për të sjellë ndryshime pozitive përmes shpërndarjes së mesazheve ndërgjegjësuese. Si dëshmi e këtij angazhimi, disa prej të rinjtë të talentuar realizuan edhe disa postera sensibilizues.