Nis puna për përshtatjen e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur dhe Ligjit për Rininë në gjuhë miqësore për fëmijët!

Nis puna për përshtatjen e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur dhe Ligjit për Rininë në gjuhë miqësore për fëmijët!

Të rinjtë tanë nga 8 qytete të vendit, të angazhuar me projektin “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri dhe të zbatuar nga Tdh Shqipëri, u bënë pjesë e një workshopi 4-ditor nën drejtimin e ekspertes znj.Valbona Mane për të propozuar ide mbi thjeshtëzimin e koncepteve komplekse në një gjuhë që tingëllon më e kuptueshme për fëmijët dhe të rinjtë. 


Gjatë këtyre ditëve, grupet rinore të fuqizuar më herët, me njohuri përmes trajnimeve të zhvilluara mbi edukimin ligjor dhe çështjet e barazisë gjinore,  shpalosën propozimet e tyre për të lehtësuar të kuptuarin e të drejtave dhe detyrimeve që fëmijët dhe të rinjtë kanë sipas ligjit.

Thjeshtëzimi i koncepteve ligjore në një gjuhë të kuptueshme është një sfidë që na ngarkon me një përgjegjësi të madhe, por jemi të lumtur që idetë tona u mirëpritën dhe shpresojmë që të jemi në rrugën e duhur për të dhënë ndihmësen tonë në këtë proces” – thotë Aleksia, 17-vjeçarja nga Lezha. 
Na ndiqni më tej për t’u njohur me konsultat që do të pasojnë me fëmijën në çdo qytet, deri në finalizimin e këtyre dokumentave miqësorë për fëmijët!