Barazia Gjinore, në Fokus të Iniciativave Rinore në Shkodër!

Barazia Gjinore, në Fokus të Iniciativave Rinore në Shkodër!

Të rinjtë tanë në vijim të rrugëtimit fuqizues përmes metodologjisë “Ti Krijon” ndërmarrin një tjetër hap në drejtim të adresimit konkret të një prej çështjeve më të ndjeshme në komunitetin ku ata jetojnë: barazinë gjinore!

Në mjediset e qendrës rinore “Atelie”, janë prezantuar gjetjet që të rinjtë kanë arritur të identifikojnë gjatë 8 fokus grupeve të zhvilluara me disa nga qendrat komunitare të konsideruara si kryesore për Bashkinë e Shkodrës.  Përmes kësaj iniciative të rinjtë jo vetëm synuan të ndërgjegjësonin vajzat dhe gratë për shërbimet sociale që u ofrohen por edhe të identifikojnë konkretisht sfidat me të cilat ato përballen në përditëshmërinë e tyre. Është frymëzuese të shikosh gjeneratën e re të ndërmarrë hapa të tillë kaq proaktivë drejt një shoqërie përfshirëse. 

Le të mbështesim të rinjtë tanë që me iniciativat e tyre synojnë të hedhin hapin e parë drejt një shoqërie pa barriera gjinore!

Këto aktivitetet janë realizuar në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Tdh, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana