Së bashku me të rinjtë e Kukësit, të angazhuar në projektin “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri u angazhuan sot hodhëm një hap përpara drejt rritjes së vetëdijësimit për mungesën e mundësive të barabarta në shoqëri.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Diskriminimit Racial, të rinjtë u bënë pjesë e një aktiviteti teksa ndanë eksperiencat e tyre, sfidat dhe aspiratat për një të ardhme me më shumë mundësi sociale për të gjithë.
Aris, 17 vjeç tregon se çfarë mësoi pas këtij aktiviteti:
“Ushtrimi që bëmë më bëri të kuptoj me të vërtetë se çfarë do të thotë të ngelesh pas, kur nuk ke mundësi të ecësh në një hap me të tjerët. Është e vështirë të shikosh që të gjithë të tjerët përparojnë ndërsa askush nuk kthen kokën për të pyetur nëse ke nevojë për ndihmë”
Le të fuqizojmë të rinjtë si Aris dhe bashkëmoshatarët e saj në Kukës dhe kudo për të qenë kampionë të diversitetit dhe përfshirjes!