Terre des hommes është bërë e një projekti kërkimor për të studiuar bashkë me të rinjtë dhunën seksuale online mes bashkëmoshatarëve. Në këtë kuadër, në dy workshopet e zhvilluara në zbatim të këtij projekti, përkatësisht në Tiranë me nxënësit e shkollës së mesme “Sinan Tafaj” dhe në Shupenzë, (Bashkia Bulqizë) me nxënësit e shkollës “Ibrahim Daci”, të rinjtë pohuan njëzëri sesa të rrezikuar ndihen kur lundrojnë online, si dhe përmendën disa forma konkrete të dhunës së përjetuar sikurse:
- Ekspozimi me video dhe foto të papërshtatshme
- Vjedhja dhe shpërndarja e fotove dhe videove personale
- Gjuha e urrejtjes dhe bullizmi online
- Ngacmimet nga persona të panjohur ose persona me identete të rreme
- Mashtrime për mundësi punësimi online.
“Duhet të dini në cilat faqe do të lundroni dhe me kë jeni duke ndarë informacion personal” – thotë një nga të rinjtë pjesëmarrës, teksa Tik Tok dhe Snapchat përmenden si dy ndër platformat ku të rinjtë ndihen më pak të sigurtë.
Për këtë, të rinjtë e Tiranës dhe Bulqizës rekomanduan nevojën për informim të fëmijëve dhe të rinjve mbi sigurinë online, për më shumë aktivitete ndërgjegjëseuse për ta, por edhe për prindërit e komunitetin mbi rreziqet potenciale online. Mes rekomandimeve, edhe rritja e njohurive mbi format e mbështetjes së fëmijëve dhe të rinjve në raste dhune dhe bullizmi online.
I themeluar nga Koalicioni Teknologjik kundër Dhunës ndaj Fëmijëve dhe i zbatuar në bashkëpunim me Royal Roads University (Canada), International Institute for Child Right and Development (USA), dhe Kenya Alliance for the Advancement of Children (Kenya), Projektit Kërkimor të Koalicionit Teknologjik për Internet të Sigurtë synon që të nxis të rinjtë të ndajnë eksperiencat e tyre mbi lundrimin online.