Punimet e vajzave dhe grave duararta të komunitetit Afgan të strehuar në Shëngjin u ekspozuan në një aktivitet të dedikuar për fuqizimin e pavarësisë së tyre në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundra Dhunës ndaj Gruas. Aktivitetit iu bashkuan drejtues të strukturave lokale të Bashkisë Lezhë, dhe organizatat partnere që punojnë me komunitetin Afgan, me qëllim mbështetjen e grave të talentuara Afgane në iniciativat e tyre sipërmarrëse për prodhimin e produkteve artizanale, shumica prej të cilave u blenë nga vizitorët e ekspozitës.
Lehtësuesi i komunitetit, Sorosh Shiwa tregon për angazhimin me pasion të grave për të realizuar këto produkte brenda një kohe të shkurtër:
“Për to ka shumë rëndësi interesi që u tregua ndaj punimeve artizanale pasi dëshmon njëherësh një vlerësim për kulturën dhe traditat e tyre”
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “𝑹𝒆𝒇𝒖𝒈𝒋𝒂𝒕𝒆̈𝒕, 𝒗𝒆𝒄̧𝒂𝒏𝒆̈𝒓𝒊𝒔𝒉𝒕 𝒇𝒆̈𝒎𝒊𝒋𝒆̈𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒈𝒓𝒂𝒕𝒆̈ 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒂𝒌𝒔𝒆𝒔 𝒏𝒆̈ 𝒔𝒉𝒆̈𝒓𝒃𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒄𝒊𝒍𝒆̈𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒑𝒂𝒓𝒂𝒏𝒅𝒂𝒍𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒅𝒉𝒆 𝒓𝒆𝒂𝒈𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒂𝒃𝒖𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕, 𝒅𝒉𝒖𝒏𝒆̈𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝒏𝒆𝒈𝒍𝒊𝒛𝒉𝒆𝒏𝒄𝒆̈𝒔”, zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri dhe Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në partneritet me UNICEF Albania dhe financim të Byrosë së Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit (PRM) e Departamentit të Shtetit të SHBA’.