Le të fuqizohemi dhe të mësojmë të adresojmë vështirësitë e sfidat tona pranë institucioneve përgjegjëse!
Ka qenë ky mesazhi që të rinjtë e Lezhës kanë marrë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, përmes aktivitetit të zhvilluar nga Terre des hommes në bashkëpunim me Shërbimin Social të Bashkisë Lezhë.
Në një sesion informues të rinjtë diskutuan mbi mundësitë që kanë për të ngritur shqetësimet që kanë përmes punës që bëjnë shërbimet sociale në qytetin e tyre. Marsela, 15 vjeçare e gjen me interes pjesëmarrjen në të tilla aktivitete:
“Çdo ditë e më shumë mësoj gjëra të reja dhe preferoj më mirë të jem aktive me grupin rinor të Terre des hommes sesa të kaloj kohë në rrjetet sociale”
Ndërsa në Elbasan, të rinjtë përcollën mesazhet e tyre përmes pikturave, duke zgjedhur nga një diçiturë për secilën si mesazhe për fuqizimin e bashkëmoshatarëve të tyre.
Këto aktivitete u organizuan në kuadër të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me fondet e Austrian Development Agency, dhe ADC në Shqipëri