Terre des hommes Vijon me Shërbimet e saj për të Rinjtë dhe Gratë Afgane të Strehuar në Shëngjin

Afganet

Koha e kinemasë për familjet Afgane të strehuara në Shëngjin!Në hapësirën e sigurtë të krijuar për vajzat dhe gratë Afgane këtë javë është shfaqur filmi “𝑂𝑠𝑎𝑚𝑎”, i cili tregon për historinë e grave të nënshtruara nga regjimi i Talebanëve. Filmi shërbeu si mundësi për nënat e reja që të reflektonin mbi emocionet e tyre mbi një periudhë jo të lehtë që populli i tyre po kalon nën regjimin e Talebanëve.  
Gulsamar, 26 vjeçare, dha këtë mesazh pas filmit:
“𝑁𝑢𝑘 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑒̈𝑛𝑣𝑙𝑒𝑟𝑒̈𝑠𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑎𝑡 𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖𝑢𝑡! 𝐴𝑠𝑛𝑗𝑒̈ℎ𝑒𝑟𝑒̈ 𝑛𝑢𝑘 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 ℎ𝑎𝑟𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑞𝑒̈ 𝑏𝑢𝑟𝑟𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑔𝑟𝑎 𝑗𝑒𝑚𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑎𝑟𝑎𝑏𝑎𝑟𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑜𝑠 𝑙𝑒𝑗𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑚𝑎𝑟𝑡𝑒𝑠𝑒̈𝑛 𝑒 ℎ𝑒𝑟𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑣𝑎𝑗𝑧𝑎𝑣𝑒, 𝑝𝑜𝑟 𝑡’𝑖 𝑚𝑏𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒𝑠𝑖𝑚 𝑎𝑡𝑜 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡 𝑠ℎ𝑘𝑜𝑙𝑙𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑎𝑣𝑎𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑠𝑒̈ 𝑒𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖𝑘𝑒”
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Refugjatët, veçanërisht fëmijët dhe gratë kanë akses në shërbimet cilësore të parandalimit dhe reagimit ndaj abuzimit, dhunës dhe neglizhencës”, zbatuar nga Terre des hommes Misioni në Shqipëri dhe  Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS  në partneritet me @UNICEF Albania dhe financim të Byrosë së Popullsisë, Refugjatëve dhe Migracionit (PRM) e Departamentit të Shtetit të SHBA’.