Dyzet e pesë profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve dhe ata të cilët punojnë në vetë të parë me fëmijët u bënë bashkë në dy workshop-e të organizuara në Shkodër (25 Maj) dhe Fier (26 Maj) me temë “Identifikimi dhe përgjigjia ndaj fëmijëve që shfaqin sjellje seksualisht të dëmshme”.
Në qendër të këtyre dy aktivitete u diskutuan çështje si:
- Trajtimi i karakteristikave të zhvillimit të fëmijëve,
- Planin Individual të Mbrojtjes duke përfshirë shërbime të kujdesit shëndetësor,
- Shërbimi ligjor,
- Ndërhyrje për traumat,
- Këshillim dhe terapi,
- Puna me prindërit.
Pjesëmarrësit i vlerësuan këto dy workshope edhe si një mundësi e shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit ndërsektorial për përmbushjen e të gjitha nevojave që ka fëmija, duke përfshirë dhe rastet e referuara pranë qendrave.
Workshop-et u zhvilluan në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, implementuar nga Tdh, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.