Prezantohet Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Prezantimi i Strategjise

Profesionistët si në nivelin kombëtar ashtu dhe në atë lokal së bashku me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile u bënë bashkë përgjatë dy ditëve në workshop-in prezantues të Strategjisë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe planin e veprimit 2023–2025. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi masat e Planit Kombëtar Ndërsektorial të Veprimit për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, 2023-2025 duke përfshirë aspekte si:

  • Indikatorët e planit,
  • Afatet e masave,
  • Institucionet përgjegjëse
  • Buxheti i shpenzuar. 

Workshopi u zhvillua në kuadër të projektit ”Parandalim dhe riintegrim i sigurt:Qasje holistike dhe e qendrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm” i cili po zbatohet në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në pesë rajone si Tirana & Durrësi, Dibra, Korça, Elbasani & Kukësi, me mbeshtetjen  financiare të GCERF-it (Global Community Engagement and Resilience Fund).