Federata Shqiptare e Futbollit dhe Terre des hommmes Shqipëri organizuan trajnimin mbi “Mbrojtjen dhe Sigurinë e Fëmijëve në Futboll”, e cila vjen në vazhdën e përpjekjeve drejt ofrimit të një mjedisi të sigurt dhe fuqizues për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në sport.
Përgjatë tri ditëve, pjesëmarrës nga departamente të ndryshme në FSHF -së dhe përfaqësues nga shoqatat rajonale të futbollit u njohën me veprimet parandaluese dhe reaguese për të trajtuar dëmtimin ose abuzimin e fëmijëve.
Duke kombinuar ekspertizën e Terre des hommes në mbrojtjen e fëmijëve dhe njohuritë e UEFA-s për kontekstin specifik rreth angazhimit të fëmijëve dhe të rinjve në futboll, FSHF është mbështetur në hartimin dhe kontekstualizimin e Politikës dhe Udhëzimeve për mbrojtjen e fëmijëve.
Për më shumë kliko ketu