Dita Ndërkombëtare e Humanitarizmit në Qendrat Multifunksionale të Kukësit, Tiranës dhe Elbasanit

Dita Ndërkombëtare e Humanitarizmit në Qendrat Multifunksionale të Kukësit, Tiranës dhe Elbasanit

Në Ditën Ndërkombëtare të Humanitarizmit, të rinjtë në Qendrat Komunitare Multifunksionale Tiranë, Elbasan dhe Kukës i lumturuan të moshuarit nëpërmjet gatimit, aktiviteteve argëtuese si edhe duke biseduar së bashku. Disa prej tyre u shprehën:
“U kënaqa teksa gatuaja me nëna Marikën”.
"Të shihje sy dhe fytyra të qeshura teksa ti krijoje disa byzylyk për to ishte ndjesia më e bukur që une kam marrë sot”.
Ndërkohë Z.Rizai, një i moshuar nga qyteti i Kukësit ndan gjithashtu emocionet e tij: "Unë u lumturova shumë, u ndjeva si në familje”
Ky aktivitet u organizua nga Terre des hommes Albania, në kuadër të projektit “Parandalim dhe riintegrim i sigurtë: Qasje holistike dhe e qendrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, i cili po zbatohet në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me financim të Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).