Terre des hommes vazhdon përpjekjet për parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri

Terre des hommes vazhdon përpjekjet për parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri

Gjatë 2023 Terre des hommes me mbështetjen e UNICEF, dhe financim nga Qeveria Britanike do të cojë më tej ndërhyrjet për të forcuar dhe rritur përpjekjet për parandalimin e trafikimit të personave dhe grupeve në rrezik të lartë trafikimi në  rajonet e Dibrës, Shkodrës, Fierit dhe Kukësit, përfshirë këtu fëmijët e mbijetuar të dhunës seksuale dhe formave më të rënda të dhunës.  

Projekti mbi «Rritjen e reziliencës parandaluese dhe shërbimet reaguese të menjëhershëm për fëmijët viktima të trafikimit dhe formave të rënda të dhunës» synon të përmirësojë aksesin në shërbimet sociale me bazë komunitare dhe ato të specializuara, si dhe të parandalojë dhe ofrojë shërbime mbrojtëse për individët me rrezik të lartë trafikimi.

Terre des hommes do të vazhdojë mbështetjen e profesionistëve të mbrotjes së fëmijëve dhe ofruesve të shërbimeve të integruara dhe të specializuara përmes Qendrave Komunitare Multifunksionale, dhe atyre me “një ndalesë” për fëmijët e mbijetuar të dhunës seksuale dhe formave më të rënda të dhunës, përmes ngritjes së kapaciteteve mbi modelet e këtyre shërbimeve, dhe zhvillimin e aftësitë bazë përkundrejt standarteve të cilësisë dhe praktikave të mira ndërinstitucionale.

Lexo më shumë mbi projektin