Mundësi punësimi për psikolog/e
INFORMACION I PËRGJITHSHËM PËR MISIONIN E TDH NË SHQIPËRI
Terre des hommes (Tdh) Misioni në Shqipëri është një organizatë jofitimprurëse që operon për mbi 30 vjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke qenë ndër kontribuuesit kryesorë në ngritjen dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri. Tdh Shqipëri po zbaton programe në fushën e migracionit dhe antitrafikimit, mbrojtjes së fëmijëve dhe aksesit në drejtësi. Tdh Shqipëri punon në partneritet të ngushtë me aktorë kombëtarë dhe vendorë në advokimin, forcimin e sistemit dhe zbatimin e modeleve të shërbimeve, qasjeve dhe nismave që synojnë të përmirësojnë mirëqenien e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve në nevojë.
Terre des hommes po kërkon të punësojë një Psikolog/e!
Ky pozicion është krijuar me objektivin për të ofruar mbështetje të specializuar psikologjike për fëmijët, të rinjtë dhe familjet e prekura nga trauma dhe krizat, në kuadër Projekti “Ngritja e Shërbimeve të Specializuara - Qendra Multifunksionale për Mirëqenie Psikosociale në Kukës”, pjesë e programit “EU4SocialCare”, financuar nga European Union dhe implementuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania. Për më shumë informacion mbi përgjegjësitë dhe kompetencat e përshkruara ju lutem referojuni dokumentacionit në attach.
Afati i Aplikimit - 09 Mars 2025