Në shkollat “Ibrahim Daci” në Shupenzë dhe “Sinan Tafaj” në Tiranë, bashkë me nxënës, mësues dhe prindër ndamë rekomandimet e të rinjve përgjatë projektit kërkimor mbi “dhunën seksuale online” për krijimin e një mjedisi më të sigurt online për fëmijët dhe të rinjtë.
Biseda e zhvilluar rreth tryezës së ping-pongut shërbeu për të ndarë mesazhin se të rinjtë mund të kalojnë kohë të bukur së bashku dhe të argëtohen duke u shkëputur herë pas here nga bota online dhe rreziqet që ajo mbart.
Përveç kësaj, zhvilluam një ushtrim që na kujtoi se veprat e vogla – të ndihmosh një shok, ta dëgjosh kur ka nevojë, apo ta përfshish kur ndihet i përjashtuar – janë hapa të rëndësishëm për të ndërtuar mirëkuptim dhe mbështetje mes bashkëmoshatarëve.
Ky projekt financohet nga End Violence Against Children dhe Technology Coalition dhe zbatohet në partneritet me Royal Roads University Canada, International Institute for Child Rights and Development dhe Kenya Alliance for the Advancement of Children.