Në kuadër të fushatës kombëtare për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Qendra me Një Ndalesë Fier në bashkëpunim me Qendra Psiko-Sociale "Vatra" zhvilluan një tryezë të rrumbullakët.
Profesisonistët e fushës së Mbrojtjes së Fëmijëve nga Bashkitë Fier dhe Patos, përfaqësues nga shkollat dhe Spitali Rajonal Fier, Drejtoria Rajonale Shërbimit Social Shtetëror Fier, Policia, Shërbimi ligjor falas, Përfaqësues të Mbrojtjes nga Diskriminimi dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) dhe Terre des hommes diskutuan për rivitalizimin dhe forcimin e strukturave të referimit për viktimat e trafikimit në nivel lokal dhe qendror.
Përpjekjet për të parandaluar, referuar dhe menaxhuar sa më shumë raste në rrezik trafikimi apo në kontakt me forma të tjera të dhunës vazhdojnë...
Ky event u zhvillua në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Terre des hommes, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana.