Të rinjtë tanë që marrin shërbime në Qendrën Komunitare Multifunksionale në Bulqizë, identifikuan gjatë rrugëtimit të kryer me metodologjinë “Ti Krijon” nevojën për të pasur një impakt më pozitiv me mjedisin dhe komunitetin.
Kreativiteti i këtyre vajzave dhe djemve të talentuar u shpalos në eventin e organizuar në mjediset e shkollës “Ibrahim Daci” në Shupenzë, ku të rinjtë prezantuan produkte të krijuara me materiale të riciklueshme.
Produktet e shoqëruara me çmime simbolike tërhoqen vëmendjen e bashkëmoshatarëve, stafit pedagogjik të shkollës dhe qytetarëve që vizituan këtë panair të vogël me produkte të ricikluara.
Fjoralba, 16 vjeçare tregon dhe se për çfarë do të përdoret fondi i siguruar:
“Ne mund të marrin inisiativa por nuk ia dalim dot pa mbështetje. Ndaj jam shumë e kënaqur që ishin të shumtë ata që zgjodhën të blejnë produktet e krijuara nga ne. Paratë që mblodhëm do të shkojnë për një mjedis të pastër në shkollën tonë”
Po ti a je gati sikurse bashkëmoshatarët e tu në Bulqizë, të bësh një ndryshim në komunitetin tënd?
Këto aktivitetet janë realizuar në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, zbatuar nga Tdh, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë.