Të Rinjtë në Dibër e Bulqizë i Bashkohen Thirrjes, “Së Bashku Për Një Hapësirë të Sigurtë Online!”

Të Rinjtë në Dibër e Bulqizë i Bashkohen Thirrjes, “Së Bashku Për Një Hapësirë të Sigurtë Online!”

Në Ditën Ndërkombëtare për Internet të Sigurtë, të rinjtë e Tdh në Dibër të angazhuar me projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia” me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe ADC në Shqipëri, si dhe të rinjtë që marrin shërbime në Qendrën Komunitare Multifunksionale të Bulqizës, në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga British Embassy Tirana, morën pjesë në sesione informuese.

Të marrim më të mirën nga interneti, dhe të ndihemi të sigurtë kur e përdorim atë, për të shmangur çdo rrezik” – është mesazhi që Argita, 16 vjeçarja nga Bulqiza jep për bashkëmoshatarët e saj pasi ndoqi takimin informues të organizuar nga stafi i Terre des hommes. 

Merrni një moment dhe reflektoni dhe ju për rutinën tuaj të lundrimit online? Sa i mbroni të dhënat tuaja personale? A jeni të vetëdijshëm jeni për atë çka ndani online?


Ina, 15 vjeçarja nga Dibra i bashkohet thirrjes: “Le të shpërndajmë njohuritë e marra mes miqve, familjes dhe bashkëmoshatarëve të tjerë! Sepse vetëm së bashku mund të krijojmë një hapësirë më të sigurtë online për të gjithë!”