Të rinjtë të cilët marrin shërbime në Qendrën Komunitare Multifunksionale të Bulqizës iu bashkuan çeljes së fushatës për “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Ndaj Grave” të organizuar nga Bashkia Bulqizë.Në pedonalen e qytetit, të rinjtë e QKM Bulqizë, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre të tjerë nga shkolla “Arbëria” dhe shkolla e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” prezantuan përmes pikturave, mesazhe për më shumë vetëdijësim të komunitetit ku ata jetojnë, për të mos toleruar dhunën ndaj grave.
Aishja 17-vjeçare, një nga të rinjtë e angazhuar me programet e Terre des hommes në Bulqizë bën thirrje për më shumë ndërgjegjësim jo vetëm gjatë këtyre 16-ditëve:
“Çdo ditë duhet të dalim për të drejtat tona si vajza dhe gra dhe t’i themi Ndal Dhunës. Unë ngre zërin tim, edhe për ata që nuk kanë mundësi të shprehen apo të mund të dëgjohen. Nuk ia dalim dot kundër këtij fenomeni, nëse nuk bashkohemi të gjithë për të fuqizuar vajzat dhe gratë përmes ndërgjegjësimit dhe edukimit”
Terre des hommes është një nga partnerët zbatues të programit “𝑇𝑟𝑎𝑛𝑠𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑃𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒𝑠 𝐾𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑇𝑟𝑎𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑄𝑒𝑛𝑖𝑒𝑣𝑒 𝑁𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎”, të udhëhequr nga UNICEF Albania dhe të mbështetur financiarisht nga British Embassy në Tiranë.