“Rozë është kryefjala”, Të Rinjtë Përcjellin Mesazhe Ndërgjegjësuese Përmes Pikturave

Rozë është kryefjala”, Të Rinjtë Përcjellin Mesazhe Ndërgjegjësuese Përmes Pikturave

Rozë është kryefjala e këtij Tetori që flet për nevojën e diagnostikimit në kohë të kancerit të gjirit, por njëherësh ishte dhe kryefjala e ekspozitës së të rinjve të angazhuar në projektin “Të Rinjtë, të Drejtat dhe Drejtësia” me financim të Austrian Development Agency dhe ADC në Shqipëri. Në mjediset e qendrës komunitare “Të Qendrojmë së Bashku” në Tiranë, të rinjte dhanë mesazhet e tyre për vajzat dhe gratë që ia kanë dalë të fitojnë betejën me sëmundjen falë kurajos për të mos u dorëzuar.

Aida dhe Anjeza, dy nga të rejat që kanë punuar për një nga pikturat pjesë e kësaj ekspozite tregojnë se nga e kanë marrë frymëzimin për krijimin e tyre:
Një njeri i afërt me mua ka kaluar një përvojë të tillë. Unë frymëzohem nga historia e saj sepse me guxim ia ka dalë të përballet me këtë sëmundje. Nuk e ka humbur pozitivitetin dhe besoj se historia e saj ka ndikuar që unë të jap mesazhin për të mos u dorëzuar përmes kësaj pikture”- pohon Aida. 

Vlerësimin për mesazhet pozitive që përcillnin pikturat e të rinjve e përcolli dhe drejtuesja e Zyrës Kombëtare të Tdh, znj.Enkelejda Kallçiu:
Për mua si përfaqësuese e Tdh Shqipëri e konsideroj si fat që të jemi mbështetës të nismave tuaja  rinore me mesazhe kaq të forta ndërgjegjësuese dhe emocionuese. Do doja shumë që të ftonit sa më shumë vajza dhe gra të komunitetit për të parë ekspozitën tuaj, por jo vetëm, edhe djem e burra që të jenë mbështetës të kësaj kauze sepse gratë duhet ta dinë që nuk janë vetëm në këtë betejë