“Nga ndërgjegjësimi në veprim: Bashkohuni në luftën kundër trafikimit!”
Është kjo motoja me të cilën u lançua sot në Tiranë fushata kombëtare në kuadër të muajit kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Në çelje të fushatës në sheshin Nënë Tereza, Terre des hommes Shqipëri së bashku me grupin e të rinjve iu bashkua Ministrisë së Brendshme, si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe lokale për të shpërndarë mesazhe ndërgjegjësues në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të përsonave. Mesazhe kundër trafikimit u ndanë edhe gjatë bashkëbisedimit që të rinjtë patën me zv/ministren e brendshme Znj.Romina Kuko, zv/ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj.Denada Seferi, dhe zv/ministren e Arsimit dhe Sportit, znj.Nina Guga.
Ndërsa në murin e zotimeve, u dedikuan mesazhe për të mbijetuarit e trafikimit. Disa prej tyre ishin:
• Trafikimi njerëzor kërkon vëmendje ndaj duhet trajtuar si një çështje që kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsektorial dhe qytetar.
• Vetëm së bashku mund të parandalojmë këtë fenomen