Më Shumë se 40 Profesionistë Pjesë e Trajnimit për Intervistën në Kontekstin Ligjor.
Terre des hommes ka organizuar dy workshope të tjera këtë herë të fokusuar tek “Kompetencat Ndërpersonale gjatë Intervistimit në kontekstin Ligjor të Fëmijëve të Prekur nga Abuzimi Seksual”.
Më shumë se 40 profesionistë nga qarku i Shkodrës dhe Fierit patën mundësi përgjatë dy ditëve të përforconin aftësitë e tyre në intervistimin e të miturve-viktima të formave të rënda të dhunës si një instrument ligjor për të mbledhur informacion faktik mbi rastin.
Workshope-t u organizuan në kuadër të programit “𝑇𝑟𝑎𝑛𝑠𝑓𝑜𝑟𝑚𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑃𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒𝑠 𝐾𝑜𝑚𝑏𝑒̈𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑇𝑟𝑎𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑄𝑒𝑛𝑖𝑒𝑣𝑒 𝑁𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑟𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑔𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑎”, e implementuar nga Tdh, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë.