Koha për të ndarë me bashkëmoshatarët dijet e marra!
Të rinjtë e grupit të Elbasanit, Tiranës dhe Kukësit të cilët morën pjesë në trajnimin Lëvizje, Lojëra dhe Sporte për Animatorë Socialë, replikuan njohuritë e marra duke vënë në praktikë lojërat psiko-sociale me fëmijët e qendrave komunitare. Ata ia dolën të tregonin sikurse duhet lojërat e mësuara, duke përmbushur rolin e tyre si animatorë.
Pas zhvillimit të lojërave, Ervini u shpreh: “Ishte pak sfiduese sepse është një grupmoshë e vështirë për t’u menaxhuar, por mendoj se ia arritëm me sukses përderisa fëmijët kërkuan që t’iu organizonim lojëra të reja”.
Ndërsa Najada tregon: “Në fillim mendova që do ta kemi më të vështirë , por loja shkoi mirë. Por do të duhet edhe më shumë praktikë për të përmirësuar aftësitë tona si animator social”
Një nga pjesëmarrësit në lojëra, Diana 9 - vjeçe u shpreh: “Më pelqeu shumë loja dhe roli që kisha si zanë sepse mund të shpëtoja shokët e mi. Sot mësova se të gjithë duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin kur i shohim që janë në situata jo të mira”.
Këto aktivitete u mbështetën në kuadër të projektit “Parandalimi dhe riintegrimi i sigurtë për fëmijët dhe nënat të rikthyer nga zonat e konfliktit”, i cili po zbatohet nga Terre des hommës Shqipëri në partneritet me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me financim të Global Community Engagment and Resilience (GCERF).