“Ligji dhe drejtësia nuk janë gjithnjë të njëjta”
“Njohja e ligjeve është njohja e vetes”
Këto janë disa nga mendimet e të rinjve të Lezhës dhe Fierit, pjesëmarrës në trajnimin “Edukimi Ligjor për të Rinjtë”, në kuadër të projektit “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia”, i zbatuar nga Terre des hommes Shqipëri, me financim të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Austrian Development Cooperation.
Ata konsoliduan njohuritë e tyre mbi drejtësinë penale për të mitur si dhe instrumentet që përdoren për menaxhimin e uljes së kriminimalitetit për fëmijët dhe të rinjtë. Ata morën njohuritë e nevojshme për të çuar përpara nisma që synojnë të sensibilizojnë edhe komunitetin ku ata jetojnë.