Përgjatë 5 ditëve psikologë dhe profesionistë që japin shërbime në linjn e parë të trajtimit të të miturve në Tiranë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Fier, Elbasan dhe Durrës ishin pjesë e trajnimit për trajnerë në lidhje me temën “Përkujdesi i Informuar mbi Traumën.”
Më shumë sesa një trajnim, ky event i udhëhequr nga dy psikologë hungarezë të njohur për kontributin e tyre në fushën e psikoterapisë shërbeu dhe si një moment reflektimi për të gjithë pjesëmarrësit mbi tema si:
- Dallimi mes përkujdesjes sociale dhe trajtimit të traumës
- Praktika më të mira të emergjencës me fokus fëmijët dhe adoleshentët
- Rimëkëmbja e aftësive psikologjike
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit patën mundësi të integrojnë njohuritë e marra mbi traumën në praktikat dhe procedurat e tyre të punës me qëllim shmangien e ri-traumatizimit të rasteve.
Aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve janë organizuar në kuadër të projektit “𝑅𝑖-𝑖𝑛𝑡𝑒𝑔𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑄𝑒̈𝑛𝑑𝑟𝑢𝑒𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑆𝑜𝑐𝑖𝑜-𝐸𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖𝑘 𝑖 𝑀𝑖𝑔𝑟𝑎𝑛𝑡𝑒̈𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝐾𝑡ℎ𝑦𝑒𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖" të financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (#GIZ) GmbH, i cili zbatohet nga Terre des Hommes, në bashkëpunim me bashkitë e qyteteve të sipërpërmendura.