Në Mbështetje të Punonjësve Social, Tdh Organizon trajnimin 3-ditor Mbi Coaching & Mentoring

Coaching and Mentoring

Të ofrosh shërbime cilësore në partneritet me institucionet e pushtetit vendor do të thotë më shumë mbështetje për profesionistët për të rritur aftësitë e tyre dhe për të garantuar cilësitë e këtij shërbimi.


Në mbështetje të profesionistëvë të punës sociale, Terre des hommes organizoi një trajnim treditor Coaching&Mentoring, përgjatë të cilit pjesëmarrësit u prezantuan me teknikat më të mira të coaching&mentoring në praktikë dhe u diskutua mbi modelet aktuale që aplikohen kudo në botë në fushën e punës sociale.

Dorina Hoxha, punonjëse e mbrojtjes së fëmijëve në Bashkinë e Tiranës shprehet:
Punonjësit social mund të sjellin në procesin e partneritetit zhvillimin e potencialeve njerëzore. Ndaj e konsideroj këtë trajnim si një mundësi të vyer për të pasur një mentoring &coaching sa më frytdhënës


Aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve janë organizuar në kuadër të projektit “Ri-Integrimi i Qendrueshëm Socio-Ekonomik i Migrantëve të Rikthyer në Shqipëri” të financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (#GIZ) GmbH, i cili zbatohet nga Terre des Hommes, në bashkëpunim me bashkitë e Lezhës, Kukësit, Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.