Terre des hommes Zbret me Shërbimet e saj Lëvizëse në Postribë dhe Shënkollë

Terre des hommes

Terre des hommes vijon të ofrojë shëbimet e saj lëvizëse për fëmijët !

Këtë herë stafi i Qendrës Komunitare Multifunksionale Lezhë u zhvendos në Shënkollë ku me nxënësit e shkollës 9-vjeçare « Lleshë Nikë Daka » u angazhuan në realizimin e lojërave psikosociale me qëllim për të promovuar zhvillimin fizik, emocional dhe social tek fmijët e grupmoshës 15 – 17 vjeç. 
Në të njëjtën frymë, edhe në Shkodër, shërbimet lëvizëse të Qendrës Komunitare Multifunksionale nr.5, të zhvendosura në Postribë, angazhuan nxënësit e shkollës « Mes-Myselim » në sfida që nxisin komunikimin e mirë dhe bashkëpunimin.  Elma 13 vjeçare tregon se përpos argëtimit ka fituar më shumë aftësi përqëndrimi :
«Orientimi dhe përqëndrimi janë dy cilësi të mira që çdo person duhet t’i ketë, ndaj dhe unë jam e kënaqur që falë këtyre lojërave, kam mësuar t’i zhvilloj më shumë këto cilësi »
Të tilla aktivitete janë organizuar në kuadër të projektit "Ri-integrimi i Qëndrueshëm Socio-Ekonomik i Migrantëve të Kthyer në Shqipëri" të financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH, i cili zbatohet nga Terre des Hommes, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe Shkodër.