Kanceri i qafës së mitrës është një ndër 10 më të përhapurit në vendin tonë. Sipas ekspertëve, çdo grua mund të preket prej tij dhe jo gjithmonë fillimi i shenjave tregon fillimin e sëmundjes, pasi shpeshherë ato shfaqen kur kanceri është në stade të avancuara. Ndaj ndërgjegjësimi për kontrolle të hershme është një ndër elementet kryesorë në betejën me sëmundjen. Për këtë stafi i Qendrës Komunitare Multfiunksionale Rrashbull (Bashkia Durrës) zhvilloi një sesion informues me gratë dhe nënat e komunitetit në bashkëpunim me përfaqësues të Qendrës Shëndetësore Xhafzotaj. Gjatë këtij takimi u përcollën edhe informacione të tjera të dobishme, sikurse:
1- Shenjat e para të kancerit në qafën e mitrës,
2- Ku duhet që vajzat dhe gratë të drejtohen për kontrolle periodike
3- Kur duhet të kryhen pap-teste për moshat më të ekspozuara ndaj HPV
Po ashtu nënat u informuan edhe mbi vaksinën e HPV për vajzat në moshën 13-vjeccare, e cila tashmë ofrohet falas në ccdo qendër shëndetësore.
“Për shkak të fjalëve që kisha dëgjuar, hezitoja të lejoja vajzën që të bëntë vaksinën e HPV, por tashmë me informacionin që mora sot, jam ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e saj” – tregon Shkëndija, një nënë e re, pas përfundimit të takimit.
Në fund të 2022 në Shqipëri nisi për herë të parë aplikimi i vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës. Vaksina me një dozë kryhet në vajzat e moshës 13 vjeç dhe rezultatet e saj pritet të ndjehen pas gati 20 vitesh.
Aktivitete të tilla informuese me prindërit zhvillohen në kuadër të projektit "Ri-integrimi i Qëndrueshëm Socio-Ekonomik i Migrantëve të Kthyer në Shqipëri" të financuar nga #GIZ, i cili zbatohet nga Terre des Hommes, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe në partneritet me Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS