Zgjerim i Shërbimeve në Qendrat Komunitare, Takim Midis Stafit të Bashkisë Elbasan dhe Ekipit të Terre des hommes

Zgjerim i shërbimeve në qendrat komunitare, takim midis stafit të Bashkisë Elbasan dhe ekipit të Terre des hommes

Intesifikimi i bashkëpunimit mes Bashkisë Elbasan dhe Terre des hommes – Shqipëri mbi ofrimin e shërbimeve të integruara me bazë komunitare ishte në vëmendje të takimit të përbashkët të zhvilluar me stafet respektive për planifikimin e shërbimeve në 2 Qendrat Komunitare Multifunksionale, respektivisht ajo në Elbasan dhe Shushicë.
Pjesëmarrës në këtë takim ishte Drejtori i Shërbimit Social në Bashkia Elbasan, drejtues të sektorit për mbrojtjen e fëmijëve si dhe stafi i Terre des hommes së bashku me ekipin e qendrave komunitare përkatëse.
Ekipet e bashkisë dhe ato të Tdh diskutuan edhe mbi mundësinë e zgjerimit të shërbimeve , si për shembull në drejtim të:

  • mbështetjes së grupeve të të rinjve,
  • mbështetjes së familjeve të rikthyer dhe me vulnerabilitet të lartë përmes shërbimit të lëvizshëm në njësi administrative,
  • koordinimi sinergjik dypalësh përmes rolit të rëndësishëm të Njësisë së Vlerësimit të Referimit të Nevojave me qëllim ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

Veprimtaritë dhe shërbimet që ofrohen në Qendrat Komunitare Multifunksionale Elbasan dhe Shushicë janë në kuadër të projektit "Ri-integrimi i Qëndrueshëm Socio-Ekonomik i Migrantëve të Kthyer në Shqipëri" të financuar nga GIZ, i cili zbatohet nga Terre des Hommes, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan.