Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia

Terre des hommes-Shqipëri është duke vënë në zbatim projektin “Të Rinjtë, Të Drejtat dhe Drejtësia”. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është “Përforcimi i sistemit shqiptar të drejtësisë për të mitur duke nxitur zotëruesit e të drejtave (fëmijët dhe të rinjtë) dhe përgjegjësit për zbatimin e tyre (profesionistët e zbatimit të ligjit dhe kujdesit social)”.

Kjo synohet të arrihet përmes fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve në ndërmarrjen e iniciativave të krijuara nga vetë ata. Specifikisht në 8 zona të vendit, projekti do të sjell përmirësim të njohurive dhe aftësive të fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 14 – 25 vjeç mbi shtetin e të drejtës, demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore & diversitetin, mjedisin dhe rolin që ata mund të luajnë për të sjellë ndryshimin që duan në komunitetin ku ata jetojnë. Ata do të nxiten të ndërmarrin 48 iniciativa të cilat do të vihen në zbatim me qëllim krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për secilin nga temat e sipërpermendura. Njëherësh, 19 organizata rinore të shoqërisë civile do të mbështeten të punojnë me fëmijë dhe të rinj, familje dhe komunitete për të zhvilluar dhe zbatuar inisiativa lokale që kanë në qendër fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në këto nisma.
 

Objektivat

  • Të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë të bëhen promovues të ndryshimit, përmes pjesëmarrjes aktive në inisiativat e krijuara prej tyre në nivel komuniteti, që kanë në fokus shtetin e së drejtës, demokraci, të drejtat e njeriut dhe mjedisin.
  • Të fuqizojmë fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen promovues të ndryshimit, përmes pjesëmarrjes aktive në inisiativat e krijuara prej tyre në nivel komuniteti, që kanë në vëmendje barazinë gjinore & diversitetin, rolet gjinore dhe normat sociale.
  • Të rriten aftësitë e profesionistëve të drejtësisë me qëllim që të ofrojnë shërbime më cilësore për të miturit e pandehur, viktima ose dëshmitarë gjatë procedimeve penale.

 

Kohëzgjatja e Projektit: 1 Korrik 2022 - 30 Qershor 2025

Buxheti i Projektit: EUR 1,000,000

 

Austrian Development Agency
Austrian Development Agency