Mbrojtja e Fëmijëve të Pashoqëruar, Takim Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë

Mbrojtja e fëmijëve të pashoqëruar, takim ndërqeveritar Shqipëri - Kosovë

Të udhëhequr nga parimet e përbashkëta të ruajtjes së interesit më të lartë të fëmijës dhe respektimit të të drejtave që burojnë nga Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe legjislacionet perkatese vendore, u zhvillua në Tiranë takimi dypalësh mes përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë si dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës për të diskutuar në terma konkretë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Nëntor të 2021-it mbi ngritjen e mekanizmit të integruar të trajtimit dhe mbrojtjes së fëmijëve të pashoqëruar.

Terre des hommes Shqipëri e përfaqësuar nga Drejtuesja e Programeve, Blerta Mano si dhe drejtuesja e misionit të Terre des hommes Kosovë, Florina Sefaj theksuan njëzëri angazhimin në mbështetje të përpjekjeve institucionale në zbatim të kësaj marrëveshje dhe planit të veprimit për të garantuar ndërhyrje të koordinuar ndërinstitucionale dhe zhvillimit të mekanizmave garantues të mbrojtjes dhe ofrimit të shërbimeve në kohë për çdo fëmijë në nevojë.